Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Roma në alarm nga moti i keq, shumë rrugë të bllokuara

Vazhdon të qëndrojë i lartë alarmi për motin e keq në Romë, ku edhe sot forcat e shpëtimit janë të gatishmëri të plotë.

“Disa shkolla dhe zyra vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe ka pasur më shumë se 350 ndërhyrje nga zjarrfikësit, agjentët e policisë lokale dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile, të mobilizuar prej disa ditësh në këtë situatë të krijuar nga përmbytjet, rëniet e pemëve, rëniet e shtyllave, të tabelave rrugore dhe të çative në rrezik”, shkruan nga ana tjetër portali që i dedikohet ngjarjeve në rajonin e Romës “Roma Today”.

Shumë rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të përmbytjeve dhe pranisë së pemëve të rrëzuara.

Moti i kaq ka shkaktuar gjithashtu shumë gropa dhe disa hendeqe si ajo që ka ndodhur në rrugën Tuskolana, ku një makinë ”u gëlltit” menjëherë pas shembjes së rrugës.