Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rojet kufitare të Bjellorusisë i orientojnë emigrantët drejt Lituanisë

Shërbimi i Rojës Kufitare të Lituanisë ka publikuar një video të re, në të cilën shfaqen pamjet e emigrantëve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në territorin e Bashkimit Evropian përgjatë kufirit të gjelbër me Bjellorusinë. Ata ishin nën vëzhgimin e rojeve kufitare të Bjellorusisë, raporton BBC. 

Në një moment, videoja shfaq autoritetet e Bjellorusisë që qëndrojnë në territorin e Lituanisë, një veprim ky që ka nxitur zemërimin e Lituanisë. Lituania anëtare e Bashkimit Evropian është përballur me fluks të shtuar të emigrantëve kryesisht irakianë gjatë muajve të fundit. Vendi ka akuzuar Qeverinë bjelloruse për inkurajimin e fluksit të emigrantëve në shenjë të hakmarrjes për sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Bjellorusisë, pas rastit të devijimit të një avioni pasagjerësh me qëllim të arrestimit të një gazetari disident në bordin e tij.