Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së për kontestin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, sot në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e të dy vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e dallimeve rreth emrit.
Takimi, siç paralajmëroi paraprakisht zyra e Nimicit, është pjesë e përpjekjeve të KB-së për t’iu ndihmuar të dyja palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e emrit, transmeton Alsat-m.
Në bisedimet në Bruksel, Naumovskin do ta shoqërojë një diplomat i MPJ-së, ndërkaq formati i njëjtë i cili është dakorduar me Nimicin, do të jetë edhe nga pala greke.
Tani për tani nuk ka njoftime zyrtare nëse Nimic do të dalë me ide, sugjerime apo propozim të ri, edhe pse mediumet greke nuk e përjashtojnë atë mundësi.
Raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të KB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve ishte mbajtur në Nju-Jork në nëntor të vitit 2014.
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Çështja e territorit do të diskutohet mes Ukrainës e Rusisë këtë javë në Gjenevë, thotë Kremlini
-
Vazhdojnë në Berlin bisedimet SHBA-Ukrainë