Mbi 1500 emigrantë janë shpëtuar nga anijet italiane në ujërat e Mesdheut gjatë orëve të fundit.
Organizata Mjekët pa kufij bën të ditur se mes tyre janë 45 fëmijë.
Emigrantët janë dërguar në Napoli, ku do të strehohen përkohësisht.
Shifra është publikuar në përfundim të samitit të G7-ës, ku një prej temave për të cilat nuk u arrit marrëveshje ishin edhe dyndjet e refugjatëve.
Kohët e fundit, janë rikthyer dyndjet e emigrantëve nga Afrika drejt Europës.
Ndërsa zyrtarët europianë thonë se se janë mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur nga vendbanimet, për shkak të luftërave apo urisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
-
22 migrantë vdesin afër Greqisë pas gjashtë ditësh në det
-
Qindra emigrantë po zhduken në Mesdhe, autoritetet po i fshehin të dhënat
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali