Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Richard Gere dhe Mateo Salvini përplasen për anijet e migrantëve

Ylli i Hollivudit, Richard Gere, i ka bërë thirrje qeverisë italiane të ndihmojë migrantët të cilët kanë ngecur për më shumë se një javë në një anije bamirësie spanjolle, në detin e Mesdheut.

Qeveria italiane duhej të ndalojë "demonizimin e njerëzve", tha aktori, transmeton Koha.net.

Gere të premten ka hipur në një anije e cila është bllokuar në ujërat italiane.

Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini duke kritikuar tha se Gere duhet t'i marrë 160 migrantët në Hollywood.

Gere, i cili vizitoi anijen në shenjë mbështetjeje, u bashkua me një konferencë shtypi në ishullin italian të Lampedusas duke bërë thirrje që migrantët të lejohen të futën në shtet.

Edhe Richard Gere bashkohet me bordet e migrantëve të bllokuar në Mesdhe Showbiz Richard Gere bashkohet me bordet e migrantëve të bllokuar në Mesdhe

Ai bëri krahasim mes ministrit të Brendshëm të Italisë Salvinit i cili ka përsëritur përpjekjet për të bllokuar hyrjen e anijeve të migrantëve në Itali dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili është përballur me kritika të gjera për politikat e tij të emigracionit, transmeton BBC.

"Ne kemi problemet tona me refugjatët që vijnë nga Honduras, Salvador, Nikaragua, Meksikë ... dhe është shumë e ngjashme me atë që po kaloni këtu", tha ai, duke akuzuar politikanët si në Itali ashtu edhe në SHBA për demonizimin e migrantëve.

Nuk iu desh shumë Salvinit për t'u përgjigjur.

"Duke pasur parasysh që ky milioner bujar po shpreh shqetësimin për fatin e migrantëve, ne e falënderojmë atë: ai mund t’i marrë ata në Hollivud, me aeroplanin e tij privat, të gjithë njerëzit në bord dhe t'i mbështesë në vilat e tij. Faleminderit Richard!" tha ai në një deklaratë.

Edhe Italia pranoi më shumë se 500 migrantë të dielën Botë Italia pranoi më shumë se 500 migrantë të dielën

Lexo edhe: Richard Gere bashkohet me bordet e migrantëve të bllokuar në Mesdhe