Rezultatet e zgjedhjeve në Florida priten të bëhen të ditura të martën mbrëma me orë lokale atje, ka njoftuar Sekretari i Shtetit i Floridës, Cord Byrd, raportoi CNN-i.
Sipas tij, që nga e hëna rreth 8.3 milionë banorë të këtij vendi kanë hedhur votat e tyre, përfshirë 560 mijë gjatë mëngjesit të sotëm.
“Rezultatet e zgjedhjeve në Florida do të dihen deri në kohën kur do të shkoni në shtrat sonte", ka thënë Byrd.
Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Optimizëm në Gjorgjia se fituesi në këtë shtet do të dihet natën e zgjedhjeve
-
Mbi 57 milionë persona kanë votuar tashmë në zgjedhjet në SHBA
-
Përse mund të duhen disa ditë për ta mësuar fituesin e zgjedhjeve në SHBA?
-
Nis votimi i hershëm në SHBA, mblidhen mbi pesë miliona vota
-
Përfundon periudha e votimit