Në veriperëndim të Rusisë është filmuar një pronë sekrete që për pronar ka presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar pamje nga Karelia, një provincë në kufi mes Rusisë e Finlandës, ku thotë se është rezidenca e fshehur e Putinit.
“Rezidenca e fshehtë në veri e Putinit në Karelia po cenon gjithnjë e më tepër zona të mbrojtura dhe territori i saj tashmë është dyfishi i madhësisë së Monakos”, ka shkruar Gerashchenko në rrjetin social X.

Kjo është hera e parë që prona u filmua në detaje që nga fillimi i ndërtimit të saj, 10 vjet më parë. Spas dokumenteve të publikuara, sipërfaqja e rezidencës është rreth 1 kilometër katror, por marrë parasysh pyjet dhe gjiret e mbyllura, sipërfaqja aktuale është rreth katër kilometra katrorë.
Zona është e mbyllur me tela gjemborë dhe siguria thuhet se është maksimale, thuhet në një raportim të Mirrow Now.

Afër rezidencës, sipas zyrtarit ukrainas, gjendet ujëvara Marjalahti.
EdheSupozohet se kjo vilë e presidentit rus mbrohet edhe nga sistemi antiajror Pancir-S1.
Zona kultivon peshkun dhe mban fermë për lopë e viça.
