Gjermania është përballur me stuhi të borës që ka detyruar anulimin e qindra fluturimeve dhe udhëtimeve me trena.
Gjatë së mërkurës është raportuar për shumë aksidente shkaku i akullit nëpër rrugë dhe shkollat janë mbyllur.
Aeroporti i Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, ka njoftuar se 500 fluturime janë anuluar, ndërkaq 250 fluturime të tjera janë anuluar në Munich.
Vonesa dhe anulime të fluturimeve pati edhe në aeroportet e Dusseldorfit dhe Kolnit.
Operatori kombëtar i trenave ka anuluar udhëtimet në distanca të gjata dhe trenat kanë lëvizur me shpejtësi të kufizuar deri në 200 kilometra në orë shkaku i motit ekstrem.
Shkaku i borës dhe shiut në perëndim dhe jug të Gjermanisë është raportuar për numër të madh të aksidenteve.
Ndërkaq, si masë paraprake, shumë shkolla dhe çerdhe janë mbyllur të mërkurën dhe kompanitë kanë njoftuar punëtorët se mund të punojnë nga shtëpitë.