Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Republikanët po ia kthejnë shpinën Trumpit

Në kohën kur avokatët e presidentit amerikan, Donald Trump, po merrem me sfidimin e rezultatit të zgjedhjeve në sistemin e drejtësisë, republikanët kanë nisur t’ia kthejnë shpinën bashkëpartiakut në krye të Shtëpisë së Bardhë, për shkak se qasjen e tij e shohin si rrezik për sigurinë kombëtare, shkruan televizioni CNN në një analizë lidhur me zhvillimet brenda Partisë Republikane.

Mediumi amerikan raporton se është ngritur numri i republikanëve të lartë që mendojnë se presidenti i zgjedhur, demokrati Joe Biden, duhet të marrë pjesë në takimet e inteligjencës për shkak se Bideni do ta marrë drejtimin e SHBA-së më 20 janar, kur duhet t’i dorëzohet edhe zyrtarisht pushteti për mandatin katërvjeçar.

“Ende nuk ka asnjë shenjë se Trumpi dhe republikanët në lidership planifikojnë ta urojnë aktivisht Bidenin”, shkruan CNN, duke bërë të ditur se Trumpi po vazhdon të postojë teori konspiracioni për ta mbajtur të mobilizuar bazën e tij zgjedhore, transmeton KOHA.

“Por pasi senatori republikan i Oklahomas, James Lankford, i deklaroi një radiostacioni të mërkurën se presidenti i zgjedhur duhet të njoftohet nga inteligjenca prej kësaj fundjave për zhvillimet, një numër senbatorësh të lartë të Partisë Republikane kanë folur të enjten, duke vlerësuar se ndajnë të njëjtin opinion, përfshirë senatorin e Iowas, Chuck Grassley, senatorin John Thune, madje edhe senatoren e Karolinës Jugore, Lindsey Graham, besnike e Trumpit që e kishte inkurajuar presidentin të mos dorëzohet”.