Kritikët e Joe Bidenit kanë krijuar një fjali fyese për presidentin demokratik. Fjalia në gjuhën angleze “Let’s Go Brandon” ka nisur të përdoret ndaj presidentit Biden kur një gazetar nga një garë sportive në muajin tetor sharjen ndaj Bidenit në turmë e kuptoi si përkrahje ndaj ngasësit Brandon Brown.
Tani republikanët në skenën politike, madje edhe në Kongres kanë nisur të përdorin këtë formë të fyerjes ndaj Bidenit, duke shmangur dënimet e mundshme për fyerje ndaj presidentit. Presidentët e SHBA-së me shekuj të tërë janë fyer.
Presidenti i dikurshëm Grover Cleveland dyshohej se kishte fëmijë të jashtëligjshëm. Gjatë tërë mandatit të tij, amerikanët e fyen me thirrjen “Nënë ku është babai?”. Fyerje pati edhe ndaj Trumpit, ndërkaq Bill Clintoni u kritikua vazhdimisht me thirrjet “çmenduritë e Clintonit.
Në javët e fundit ka një ngritje të madhe të përkrahësve të ish-presidentit Donald Trump. Ata janë nxitur nga kritikat e vazhdueshme ndaj Bidenit për çështjen e imigrantëve në kufi me Meksikën dhe problemet e brendshme siç janë beteja me pandeminë dhe buxheti.
-
Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e hetimit për shkarkimin e Bidenit
-
“Bir kur*** budalla” – presidenti Biden shan gazetarin në konferencë
-
Kundërshtarët kritikojnë fjalimet “e çuditshme” të presidentit amerikan
-
Vendimi i Bidenit për të falur djalin e tij ndan demokratët
-
Bideni dënon sulmin ndaj Trumpit: Ideja se ka dhunë në Amerikë është e papranueshme