Republikanët në Teksas kanë refuzuar zyrtarisht zgjedhjen e Joe Bidenit president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke e cilësuar të jashtëligjshme, raportoi Reuters të hënën.
Rezoluta është miratuar në konventën e republikanëve të dielën në Teksas me arsyetimin se janë bërë mashtrime elektorale gjatë kohës së zgjedhjeve.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment mbi cilësimin e republikanëve se Bideni është president joligjor.
Biden ka marrë shtatë milionë vota më shumë se rivali i tij në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, Donald Trump.
Teksasi është një vend që luan rol kyç në politikën kombëtare të SHBA-së me gjithsej 38 vota elektorale, vendi i dytë pas Kalifornisë.
Votuesit në këtë vend kanë mbështetur presidentët republikanë në katër dekadat e fundit.
Edhe
Për herë të parë në 20 vjet, republikanët do të fitojnë edhe në votat popullore
Sipas një sondazhi të fundit nga Reuters, rreth dy të tretat e republikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i janë vjedhur Trumpit.
Një tjetër rezolutë e dalë nga Partia Republikane në Teksas së fundmi përfshin një gjuhë të re që kritikon homoseksualitetin.
“Homoseksualiteti është një zgjedhje jonormale e stilit të jetesës”, thuhet në të.