Përfaqësuesit e Republika Srpskas nuk e pranojnë atë që është e faktuar dhe atë që e thotë bota e civilizuar, se në Srebrenicë më 1995 ka ndodhur gjenocid i kryer nga forcat ushtarake serbe të Bosnjës ndaj civilëve myslimanë. U vranë mbi 8000 burra të paarmatosur.
Së fundi, edhe Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë, Valentin Inzko, ka iniciuar ndryshimin e ligjit në nivel vendi që dënon të gjithë ata që mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo nuk është pëlqyer nga Republika Srspka dhe përfaqësuesi i saj në Presidencën 3-anëtarëshe të Bosnjës, Milorad Dodik. Atij në këtë “mision” i janë bashkuar edhe shumë parti serbe të Republika Srpskas.
Sot, në komisionet e Kuvendit Popullor të Republika Srpskas janë iniciuar dy ligje si kundërpërgjigje për këtë, e një prej tyre dënon të gjithë ata që Republika Srpskan krijesë e dalë nga gjenocidi apo që serbët i quan popull gjenocidal.
Këto ligje pritet të miratohen në seancën e së premtes, e cila do të jetë e mbyllur për publikun.