Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Republika Islamike shënon në Teheran Ditën e Ushtrisë

Ushtria e rregullt iraniane ka mbajtur një paradë të madhe të hënën në kryeqytet, duke shënuar Ditën Kombëtare të ushtrisë së vendit. 

Gjatë paradës, presidenti Ebrahim Raisi ka paralajmëruar se Izraeli do të jetë cak i forcave të vendit të tij nëse ndërmerr edhe lëvizjen më të vogël kundër Republikës Islamike të Iranit. 

Ai ka folur derisa kanë ngecur negociatat në Vjenë për arritjen e marrëveshjes së re për programin bërthamor të Teheranit zyrtar. 

Izraeli dhe fuqitë perëndimore druajnë se programi atomik iranian mund të nxisë garë rajonale bërthamore, por Irani ngulmon se ka vetëm qëllime paqësore për prodhimin e energjisë. 

Raisi nuk ka folur se për çfarë aksioni e kishte fjalën kur kërcënoi Izraelin.