Omar Dyab, 33 vjeç nga Siria, lëviz kokën para se të nisë rrëfimin. “Policia në Kroaci, mafi”, thekson ai. Refugjati i luftës po qëndronte në platformën e pluhurosur të kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, rrethuar me kodra. Ai ka mbërritur këtu bashkë me dhjetëra refugjatë të tjerë të zonave të luftës me shpresë se do të kalojnë nga Bosnja në ndonjë shtet të Evropës Perëndimore ose veriore, shkruan sot Koha Ditore.
Refugjatët kanë treguar për vjedhjet dhe keqtrajtimet në duart e policisë kroate, të cilën e akuzojnë se i ka rrahur dhe se u ka vjedhur paratë dhjetëra emigrantëve dhe refugjatëve si puna e Dyabit.
Policia kroate, sipas azilkërkuesve dhe grupeve humanitare, po veprojnë me sjellje të ashpër në kohën kur azilkërkuesit po përballen me pengesa të mëdha në rrugën e tyre drejt Evropës. Kontinenti evropian ka ashpërsuar masat kundër emigrantëve ilegalë nga frika se mund të ketë sulme të reja terroriste nga të porsaardhurit. Vala e fundit e emigrantëve ka nxitur edhe ngritje të politikanëve populistë që po përfitojnë politikisht me gjuhën e tyre antiemigrante.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Të sulmuar e të grabitur: Refugjatët rrëfejnë për abuzimet në kufirin Bosnjë - Kroaci
-
Brutaliteti në kufijtë evropianë - Policia kroate akuzohet për djegien e pasaportave të azilkërkuesve
-
Policia në Bosnjë rrethon emigrantët afër kufirit me Kroacinë
-
Dhunë ndaj refugjatëve në Kroaci, BE-ja mbyll sytë
-
Kroacia gjen katër trupa emigrantësh afër kufirit me Slloveninë