Rebelët Houthi të Jemenit janë zotuar për hakmarrje të ashpër pas sulmeve amerikane dhe britanike kundër tyre, duke rritur më tej perspektivën për shpërthim më të gjerë të konfliktit në rajonin tashmë të rrethuar nga lufta e Izraelit në Gaza.
Bombardimi amerikan dhe britanik, i nisur në përgjigje të një fushate të fundit të sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq nga rebelët Houthi, la të vdekur të paktën pesë persona dhe gjashtë të tjerë të plagosur, deklaruan rebelët, shkruan AP.
Që nga nëntori, rebelët kanë shënjestruar vazhdimisht anijet në Detin e Kuq, duke thënë se po hakmerreshin për ofensivën e Izraelit në Gaza kundër Hamasit. Por ata shpesh kanë shënjestruar anijet që s’kanë lidhje me Izraelin, duke vënë në rrezik transportin në një rrugë kyçe për tregtinë globale dhe dërgesat e energjisë.
Megjithëse administrata Biden dhe aleatët e saj janë përpjekur të qetësojnë tensionet në Lindjen e Mesme për javë të tëra dhe të parandalojnë ndonjë konflikt më të gjerë, sulmet e së premtes kërcënojnë që të ndezin një të tillë.
Zëdhënësi ushtarak nga Houthi, Yahya Saree, ka thënë në se sulmet nuk do të mbeten pa përgjigje ose pa u ndëshkuar.
Britania e Madhe ka thënë se sulmet goditën një vend në Bani që dyshohet se përdoret nga Houthi për të lëshuar dronët dhe një aeroport në Abbs që përdorej për të lëshuar raketa lundrimi dhe dronë.
Edhe
Rebelët Houthi marrin përgjegjësin për sulmin me raketa ndaj Izraelit
Hussein al-Ezzi, një zyrtar Huthi në Ministrinë e tyre të Jashtme ka theksuar se SHBA-ja dhe Britania pa dyshim do të duhet të përgatiten për të paguar çmim të rëndë dhe të mbajnë të gjitha pasojat e tmerrshme të këtij agresioni flagrant.
Jemeni ka qenë në shënjestër të aksioneve ushtarake të SHBA-së gjatë katër presidencave të fundit amerikane. Një fushatë sulmesh me dron filloi nën presidentin George W. Bush për të shënjestruar degën lokale të al-Kaidës, sulme që kanë vazhduar nën administratën e Bidenit. Ndërkohë, SHBA-ja ka nisur bastisje dhe operacione të tjera ushtarake në mes të luftës së vazhdueshme në Jemen.