Rastet me COVID-19 janë rritur 130 për qind në dy javët e fundit në Mal të Zi.
Në një deklaratë nga Instituti Shëndetësor i Malit të Zi thuhet se rastet me COVID-19 janë rritur në vend, veçanërisht në bregdet për shkak të sezonit turistik ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 1.367.
Pas rritjes prej 130 për qind të rasteve me COVID-19, institucionet shëndetësore kërkuan nga qeveria malazeze ta bëjë të detyrueshme bartjen e maskës në vendet publike ku ka shumë njerëz.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje kategorisë së rrezikuar të qytetarëve që të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthen COVID-19 në Mal të Zi, 1747 raste të reja
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19, MSH-ja bën thirrje për vaksinim
-
Nis trendi rritës i shtrimeve në spital nga COVID-19
-
Rekomandohen masa të shpejta për ndaljen e trendit të rritjes së rasteve me COVID-19
-
Rritja e rasteve me COVID-19, MSH-ja apel qytetarëve për kujdes