Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raportohet se Rusia ka dëbuar diplomatin amerikan nga Moska

Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan në ambasadën amerikane në Moskë, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Nuk ështëe qartë se çfarë arsye ka dhënë Moska për dëbimin e diplomatit, Bart Gorman. SHBA-ja do t'i përgjigjet kësaj lëvizje, raportoi RIA.

SHBA-ja, NATO e Perëndimi kanë rritur pretendimet se Rusia do ta pushtojë Ukrainën, pavarësisht se Kremlini ka thënë se ka tërhequr një pjesë të trupave nga kufiri ukrainas.