Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raketat ruse godasin qytetin bregdetar ukrainas Mykolaiv

Disa raketa ruse kanë goditur portin e Ukrainës në Detin e Zi, Mykolaiv, ka thënë të dielën Anton Gerashchenko, ndihmës në ministrinë e brendshme të këtij vendi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gerashchenko ka thënë se autoritetet lokale kanë raportuar për sulmin.

“Forcat ruse kanë sulmuar portet jugore të Ukrainës, duke përfshirë Odesën, Mykolaivin dhe Mariupolin, ndërsa përpiqen të shkëputin Ukrainën nga Deti i Zi dhe të krijojnë një korridor tokësor nga Rusia në Krime, gadishulli që Rusia ankesoi në vitin 2014”, ka thënë ai, raportoi “The Guardian”.

Dy shpërthime janë dëgjuar në qytetin rus, Belgorod, pranë kufirit me Ukrainën gjatë së dielës, disa ditë pasi autoritetet ruse akuzuan forcat ukrainase se kishin goditur një depo karburanti atje.

Shkaku i këtyre shpërthimeve ende nuk dihet. Një dëshmitare ka thënë se ato ishin aq të forta sa kanë lëvizur dritaret e shtëpisë së saj në Belgorod.