Raketa ruse Soyuz u nis nga baza Baikonur në Kazakistan drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës me një kozmonaut rus në bord dhe me dy astronautë - njëri kanadez, tjetri amerikan.
Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos tha përmes një deklarate të postuar në Twitter se raketa Soyuz është nisur me sukses drejt orbitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo pritet të arrijë destinacionin në orën 6:40 pasdite, sipas kohës në Evropën qendrore.
Më 11 tetor, një raketë Soyuz - me një kozmonaut rus dhe një astronaut amerikan në bord - ka dështuar të arrijë në hapësirë, duke u detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak minuta pas nisjes.
Jim Bridenstine, administrator i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, postoi të hënën një mesazh në Twitter, duke e falënderuar shefin e Roscosmos-it, Dmitry Rogozin, për nisjen me sukses të anijes kozmike MS-11 në orbitë. /Rel