Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raketa “humbet” rrugën, rrëzohet në veri të kryeqytetit qipriot

Një raketë që kishte “humbur” rrugën, është rrëzua në veri të kryeqytetit qipriot.

Shpërthimi që ndodhi në rajonin e Tashkentit, një pjesë turke e Qipros, rreth 20 km nga Nikosia, nuk shkaktoi viktima apo lëndime, ndërsa autoritetet evakuuan shtëpitë përreth.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rezultat i impaktit, flakët u përhapën disa milje.

Edhe pse shkaqet e rrëzimit të raketës ende nuk janë të qarta, ka dyshime se lidhen me operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme. Nga studimi i mbetjeve, një analist ushtarak deklaroi se bëhet fjalë për një raketë S-200, prodhim rus.

Kjo lloj arme ndodhet gjithashtu në Siri, jo shumë larg Qipros. Raketa mund të jetë devijuar nga mbrojtja izraelite dhe më pas u rrëzua në territorin turk qipriot.