Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rajoni i Mesdheut në prag lufte, përshkallëzohen grindjet Greqi-Turqi

Situata në rajonin e Mesdheut është shumë e acaruar. Duket se Greqia dhe Turqia po përfshijnë edhe palë të treta në krizën e cila nuk është e vjetër për këtë rajon të pasur me burime të hidrokarbureve.

Memorandumi i mirëkuptimit (MM) i nënshkruar kohët e fundit midis Turqisë dhe Libisë për të demarkuar zonat detare ka tronditur politikën në Mesdhe, me Greqinë duke përgatitur një kundërveprim diplomatik. Marrëveshja turko-libiane injoron ishullin e Kretës dhe Greqia thotë se Turqia dëshiron të krijojë një precedent ligjor me një Memorandum “të paligjshëm” sipas ligjit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Ankaraja thotë se Athina nuk duhet të thotë asnjë fjalë për këtë çështje. Megjithëse Këshilli i BE e dënoi me forcë masën turke, duke thënë se Memorandumi nuk ka asnjë ndikim ligjor ndaj palëve të treta, mungesa e sanksioneve faktike kundër Turqisë ka bërë që qeveria konservatore e Greqisë të nisë një numër nismash diplomatike gjatë javës së kaluar me qëllim që të ndërtojë deri edhe aleanca që do të izolojnë Turqinë.

Franca, Italia, Egjipti dhe Izraeli

Sipas faqes së lajmeve “Skai.gr”, Athina dëshiron të krijojë një mburojë diplomatike kundër Ankarasë. Zbulimi i rezervave të naftës dhe gazit në rajon ka bashkuar Greqinë, Qipron dhe Izraelin. Të tre vendet gëzojnë mbështetjen e Amerikës për EastMed, një tubacion i dizajnuar për të transportuar gaz nga rezervat e gazit në det të hapur midis Izraelit dhe Qipros në Greqi, dhe më pas në Itali dhe vende të tjera të Europës Juglindore.

Edhe Erë lufte në Mesdheun Lindor, Turqit nuk tërhiqen nga kërkimi i naftës, alarmohet Athina Botë Erë lufte në Mesdheun Lindor, Turqit nuk tërhiqen nga kërkimi i naftës, alarmohet Athina

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se një marrëveshja për tubacionin EastMed do të nënshkruhet në Athinë në 2 janar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Qipros Nicos Anastasiades. Athina po finalizon një marrëveshje të shpejtë me Egjiptin dhe Italinë për zonat e tyre detare. Të martën, Mitsotakis foli në telefon me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe media greke raportoi se të dy ministritë e jashtme do të kenë diskutime të nivelit teknik mbi këtë çështje në 8 janar.

Italia ka thënë se në këtë fazë, nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshjen EasMed. Sidoqoftë, Skai.gr citoi burime që thoshin se Athina dëshiron të ketë një kanal komunikimi “të hapur” me Romën, në mënyrë që Italia të bashkohet me marrëveshjen e energjisë në një fazë të mëvonshme. Në mënyrë të ngjashme, më 30 janar, zyrtarët teknikë të ministrisë së jashtme greke pritet të udhëtojnë në Romë për bisedime mbi Zonën Ekonomike Ekskluzive me homologët e tyre italianë. Por Athina gjithashtu mbështetet nga Franca. Edhe Roma dhe Parisi kanë interesa jetike në rajon, duke marrë parasysh që gjigandët e tyre të energjisë, ENI dhe Totali, kanë kontrata për gaz të hapur dhe eksplorimin e naftës pranë Greqisë dhe Qipros.

Franca pritet të marrë pjesë në një takim të ministrave të punëve të jashtme midis Greqisë, Qipros dhe Egjiptit në 4 Janar ndërsa Mitsotakis do të takohet për herë të dytë në shtatë muajt e fundit me Presidentin Francez Emmanuel Macron në 29 Janar, për të diskutuar Turqinë, si dhe bashkëpunimn e zgjeruar me ushtrinë. Pas samitit të fundit të BE në fillim të këtij muaji, Mitsotakis haptas falënderoi Macron për mbështetjen e tij “publike”, si në nivelin e BE-së ashtu edhe në NATO.

Erdogan në Tunizi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë një vizitë të papritur në Tunizi në fillim të kësaj jave për të takuar Presidentin Kais Saied. Mediat turke raportuan se Erdogan ishte i shoqëruar nga ministrat e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, si dhe shefi i tij i shërbimeve sekrete. Sidoqoftë, qëllimi i vizitës nuk është zbuluar. Erdogan përsëriti se Ankaraja është e gatshme të dërgojë trupa në kryeqytetin libian Tripoli nëse do të ishte e nevojshme për të mbështetur Fayez al-Sarraj, kryeministrin e qeverisë së mbështetur nga KB për Akordin Kombëtar të Libisë, i cili nënshkroi MM me Turqinë.

El-Serraj po lufton për kontrollin e vendit me kreun e Ushtrisë Kombëtare Libiane, gjeneralin Khalifa Haftar. Haftar u takua në 23 dhjetor me Ministrin Grek të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, dhe takimi u dënua nga Tripoli. Kryetari i parlamentit libian Aguila Saleh Eissa i ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të KB Antonio Guterres, ku thotë se MoU Turqi-Libi është i pavlefshëm, dhe Dhoma e Përfaqësuesve Libian nuk e njeh atë.

Edhe Greqia, Izraeli dhe Qiproja planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe Botë Greqia, Izraeli dhe Qiproja planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio gjithashtu fluturoi në Libi për të takuar dy burrat për t’i dhënë fund konfliktit në mënyrë paqësore. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano kohët e fundit i tha EURACTIV se nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën libiane, duke shtuar se ndërprerja e armiqësive dhe kthimi në dialog politik është e vetmja mundësi e zbatueshme. Gjatë vizitës së tij në Tunizi, Erdogan tha që Tunizia, Algjeria dhe Katari duhet të marrin pjesë në konferencën e Berlinit për krizën libiane në janar.

“Ne kemi të bëjmë me qeverinë legjitime në Libi dhe Shefin e Këshillit Presidencial të saj Fayez Al-Sarraj, ndërsa Khalifa Haftar po merret me vendet që e mbështesin atë me armë dhe para”, u citua Presidenti turk të thoshte. Ai shtoi se kishte 5,000 mercenarë sudanez dhe trupa ruse në Libi, të cilët ai tha se ishin prezent ilegalisht në vend pasi forcat e Haftarit janë një organ i paligjshëm. Lëvizjet e Turqisë në Libi ka të ngjarë të komplikojnë marrëdhëniet e saj tashmë të brishta me Moskën. Moska ka thënë se është shumë e shqetësuar për perspektivën e trupave turke që do të vendosen në Libi.