Hong Kongu do t’u paguajë prindërve të rinj nga 2,500 dollarë nëse lindin fëmijë për të shtyrë shkallën e lindshmërisë, por shumë banorë në qytetin e shtrenjtë thonë se nuk janë të mjaftueshme as për ta mbuluar qiranë e një muaji.
Kreu i Hong Kongut, John Lee Ka-chiu, ka thënë se për çdo fëmijë të lindur nga tani deri në vitin 2026 do të jepen 2,556 dollarë.
“Lindja e fëmijës është një vendim i madh jetësor për të cilin duhet marrë në konsideratë shumë gjëra”, ka thënë ai, raportoi CNN.
Shumë prindër kanë thënë se kjo masë nuk është e mjaftueshme për t’i inkurajuar që të kenë fëmijë, duke vënë në theks koston e lartë të jetesës në një qytet që shpesh hyn në top listën e qyteteve më të shtrenjta në Azi.
Një masë e tillë jepet edhe në shtete të tjera. Singapori ofron 8,036 dollarë për fëmijën e parë dhe të dytë që lind dhe 9,497 dollarë për të tretin.
Koreja e Jugut ofron 518 dollarë në muaj deri kur fëmija arrin 1 vjeç. E në Japoni prindërit marrin në muaj 107 dollarë për secilin fëmijë deri në dy vjeç.
-
Kina dikur gjobiste çiftet që kishin shumë fëmijë, tani i shpërblen
-
Një nga vendet më të shtrenjta në botë rrit pagën minimale për 32 centë për orë
-
Për të katërtin vit radhazi, bie popullsia e Kinës
-
Kina vendos tatim mbi prezervativët për të stimuluar shtimin e lindjeve
-
Sfidat e prindërve në Kosovë mes karrierës dhe planifikimit familjar