Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qyteti boshnjak, Trebinja, përfshihet nga zjarri

Mbi 40 kilometra katrorë pyll pranë qytetit boshnjak të Trebinjes, është përfshirë nga zjarri i madh që po kërcënon t’i përfshijë edhe shtëpitë në zonë, raporton AP.

Zjarrfikësit nga Trebinja kanë përdorur helikopterë për ta shuar zjarrin, mirëpo nuk kanë mundur ta ndalojnë, ndaj janë kërkuar helikopterë të tjerë nga Serbia fqinje. Sipas autoriteteve lokale, flakët po përhapen me shpejtësi ekstreme për shkak të erërave të forta dhe thatësirës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javët kanë kaluar pa pikë shiu dhe temperaturat gjatë gjithë korrikut dhe gushtit kanë qenë jashtëzakonisht të larta, edhe sipas standardeve lokale, ku vera është zakonisht e nxehtë, me temperatura ditore deri në 40 gradë Celsius.