Qindra qytetarë të Etiopisë, të cilët janë zhvendosur në Sudan për t’iu shmangur dhunës në rajonin Tigrej, kanë nevojë urgjente për ushqim dhe strehim.
Në pamje të televizionit britanik, Sky News shihet se si gratë dhe fëmijët presin me radhë për t’u vendosur në tenda najloni dhe mbajnë fotografitë e më të dashurve të tyre. Familjet janë ndarë gjatë kaosit të zhvendosjes.
Kombet e Bashkuara llogarisin se rreth 35 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e luftimeve ndërmjet forcave të rregullta të Etiopisë dhe kryengritësve të rajonit verior Tigrej, që kundërshton sundimin e nivelit qendror. Ekspertët e sigurisë druajnë se konflikti mund të trazojë krejt rajonin e Afrikës Veriore.
Artikuj të ngjashëm
-
OKB-ja adreson konfliktin në Etiopi, mbi 400,000 njerëz të prekur nga uria
-
Rreth 33,000 fëmijë në Etiopi rrezikojnë të vdesin nga uria
-
Qytetarët e Tigrejt dëshmojnë për masakrat në Etiopi
-
Përmbytjet në Sudan e rëndojnë gjendjen e banorëve të dërrmuar nga lufta civile
-
Të paktën 25 milionë njerëz përballen me uri e kequshqyerje për shkak të konfliktit në Sudan