Rreth 50 vatra të mëdha zjarri po shkatërrojnë tre shtetet fqinje të Bregut Perëndimor të SHBA-së, Kaliforni, Oregon dhe Uashington.
Guvernatori i Oregonit, Kate Brown, thotë se disa situata kanë qenë mjaft të tmerrshme për të bërë që edhe zjarrfikësit të tërhiqen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Oregon ka përjetuar zjarre historike pothuajse çdo vit, por zjarret e këtij viti janë “të pashembullta. Kjo është padyshim një ngjarje një herë në një brez “, tha ajo.
Qindra mijëra hektarë po digjen dhe mijëra njerëz janë evakuuar në një pjesë, pas nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që favorizojnë flakët e pakontrolluara.
Në Oregon, mijëra lanë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve që tashmë kanë djegur më shumë se 230,000 hektarë.