Ish-kongresisti Freddy Guevara, është liruar të dielën mbrëma pasi arrestimit më 12 korrik me urdhër të Zyrës së kryeprokurorit të përgjithshëm. Para rezidencës së familjes, Guevara u ka thënë gazetarëve se nuk ishte informuar për masat ose kushtet e lirimit. Ai ka thënë se nuk i është kumtuar asnjë informacion, megjithatë, është shprehur i bindur se është liruar me kusht. Guevara akuzohet për krime terrorizmi, përpjekje për shkelje të rendit kushtetuese, konspiracion për të kryer krime dhe për tradhti kombëtare.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka akuzuar Guevarën dhe politikanë të tjerë të njohur të opozitës se janë pjesë e bandave më të mëdha kriminale të Venezuelës që synojnë nxitjen e dhunës për destabilizimin e vendit. Guevara dhe të tjerët natyrisht se i kanë hedhur poshtë akuzat e pushtetit majtist të Maduros.
-
Ish-presidenti i Venezuelës del sot para gjykatës në New York
-
Venezuela liron figura të opozitës pas burgimeve të gjata me motive politike
-
Venezuela liron dhjetëra të burgosur politikë, njofton një grup i të drejtave të njeriut
-
Venezuela liron katër të burgosur amerikanë
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës