Qeveria britanike njoftoi për një ndihmë prej dy miliardë paund, për të mbështetur investimet publike në Irlandën e Veriut e sapodalë nga tre vjet paralizë politike.
“Ky injeksion prej dy miliardë paundësh do të ndihmojë në transformimin e shërbimeve publike në Irlandën e Veriut”, tha ministri përgjegjës për territorin, Julian Smith.
“Ky financim i jep siguri ekzekutivit dhe lejon zbatimin e reformave shumë të nevojshme në shëndetësi, arsim dhe drejtësi”, shtoi ai në një deklaratë.
Institucionet e Irlandës së Veriut nisën punën të shtunën, një ditë pas përfundimit të marrëveshjes midis unionistëve dhe republikanëve për të rivendosur qeverisjen e përbashkët, e cila mungonte që nga rënia e qeverisë pas një skandal politiko-financiar në vitin 2017./ATSH/
-
Rifillon dialogu për daljen e Irlandës së Veriut nga ngërçi politik
-
Google njofton investim prej 6.8 miliardësh në Britani pak para vizitës së Trumpit në Londër
-
Britania e Madhe vazhdon mbështetjen ushtarake për Ukrainën
-
Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën me 2.26 miliardë funte
-
Kanadaja me pako masash të investimeve në inteligjencë artificiale