Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qendra Përkujtimore në Srebrenicë ofron vizita virtuale shkaku i koronavirusit

Foto: Reuters

Qendra Përkujtimore Potoçari në Srebrenicë i është bashkuar nismës së muzeve, galerive dhe memorialeve që janë duke mundësuar që gjatë izolimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes shkaku i pandemisë së koronavirusit, ato të vizitohen virtualisht.

Videoja e parë e vizitës së tërë lokalitetit të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë është vënë në dispozicion në “YouTube”, raporton Klix.ba, transmeton Koha.net.

“Në të ardhmen do ta zgjërojmë numrin e incizimeve, duke mundësuar në atë mënyrë pamje sa më të mirë të të gjitha segmenteve të Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës, të cilat do të jenë në dispozicion online. Shpresojmë se me këto aktivitete do t’i japim kuptim këtij institucioni”, është porosia nga kjo Qendër Përkujtimore.