Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qëllon veten pranë Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person qëlloi veten të shtunën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe personeli mjekësor mbërriti në vendin e ngjarjes për të trajtuar plagën e viktimës.

Pak kohë më vonë, Departamenti i Policisë lokale të Washingtonit tha në Twitter se personi ishte shpallur i vdekur.

Shërbimi Sekret amerikan tha të shtunën se iu përgjigj të shtënave në mes të ditës pranë Shtëpisë së Bardhë.

“Personeli i Shërbimit Sekret po i përgjigjet njoftimeve të një personi i cili dyshohet se ka qëlluar veten dhe është plagosur përgjatë vijës së gardhit në krahun verior të Shtëpisë së Bardhë”, tha agjencia, e cila është e ngarkuar me mbrojtjen e qeverisë dhe udhëheqësve të tjerë të vendit, raporton Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ishin në vendpushimin e tyre Mar-a-Lago në West Palm Beach, të Floridës në kohën e të shtënave të raportuara dhe pritet të kthehen në Washington më vonë gjatë ditës.

Agjencitë e shumta të lajmeve thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e rrethuar dhe e bllokuar si rezultat i të shtënave të njoftuara.

Vendi është i përfshirë në një debat intensiv mbi ligjet federale dhe shtetërore të kontrollit të armëve pas masakrës së 14 shkurtit, që solli vrasjen e 17 personave në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas.

Artikuj të ngjashëm