Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që urdhëron t'u dorëzohet autoriteteve ruse termocentrali bërthamor ukrainas i Zaporizhzhias.
BBC-ja raportoi të mërkurën, se Rusia synon t'i marrë të gjitha objektet e termocentraleve në pronësi federale dhe t'i përcaktojë specifikat e përdorimit.
Rusia ka pushtuar Zaporizhzhian në marsin e këtij viti, pas luftimeve të ashpra qëkur nisi agresioni (24 shkurt). Teknikët ukrainas vazhduan ta drejtonin atë. Reaktori i fundit i uzinës u mbyll në shtator mes bombardimeve të vazhdueshme pranë objektit. Ky termocentral njihet si termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Të martën, Putini dekretoi rezultatin e referendumit të Zaporzhizhias, që sipas Rusisë, shumica e banorëve votuan pro ndarjes së kësaj zone, për t’iu bashkuar Rusisë.
Bota perëndimore deklaroi se nuk do t’i njohë referendumet ruse në Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson.
-
Zjarr në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia
-
OKB-ja synon të diskutojë me Putinin mbi termocentralin e Zaporizhzhias
-
Termocentrali i Zaporizhzhias humb burimin e fundit të energjisë së jashtme
-
Rusia rrëmben kreun e termocentralit në Zaporizhzhia pak pas aneksimit
-
Macroni i kërkon Putinit të tërhiqet nga Zaporizhzhia