Rusia ka njoftuar se një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë është ende e mundur.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se bisedimet diplomatike ende nuk janë shteruar.
Komentet vijnë pasi shumë vende i kërkuan shtetasve të tyre të largoheshin nga Ukraina dhe SHBA-ja tha se bombardimet ajrore mund të fillojnë "në çdo kohë".
Gjatë një paraqitjeje televizive, Putin pyeti ministrin e tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, nëse kishte një mundësi për të arritur një marrëveshje me Perëndimin, apo nëse diplomacia ishte "një përpjekje për të na tërhequr në një proces të pafund negocimi?", raporton BBC.
Lavrov u përgjigj se "mundësitë janë larg nga të shterurit, ato sigurisht që nuk duhet të vazhdojnë pafundësisht, por unë do të sugjeroja vazhdimin dhe rritjen e tyre".
Gjithashtu në takimin televiziv të së hënës, në atë që disa vëzhgues e shohin si një rrugë tjetër të mundshme për zbutjen e tensioneve, ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha Putinit se disa nga stërvitjet ushtarake të vendit pranë kufirit të Ukrainës kishin përfunduar tashmë dhe të tjerat po përfundonin.
-
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë
-
Putin shpreson se bisedimet për paqe me Ukrainën do të vazhdojnë
-
Kremlini: Putini është i gatshëm për paqe në Ukrainë, pas përmbushjes së objektivave