Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përballet me një grusht shteti nga shefat e tij më të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës, vlerësojnë ekspertët.
Analisti Alexey Muraviev i tha Sky News Australia, se një përpjekje për ta hequr Putinin mund të jetë jashtëzakonisht e mundshme.
"Unë mendoj se ka pasur tensione midis komunitetit të inteligjencës dhe presidentit rus Vladimir Putin. Unë mendoj se një lloj narrative e rreme iu paraqit atyre nga Komandanti Suprem i Përgjithshëm, dhe kur ai u kundërpërgjigj pasi rusët filluan të kishin viktima të rënda, Putini filloi të fajësonte në heshtje shërbimet e sigurisë”, ka thënë Muraviev.
Eksperti rus i sigurisë, Andrei Soldatov, ka thënë se ai gjithashtu beson se presidenti rus ndodhet në “ujëra të nxehta”.
"Presidenti rus është përgatitur për një grusht shteti për disa javë pasi është përballur me kritika të ashpra për 'operacionin e tij special' në Ukrainë dhe ai ka spastruar rreth 150 nga spiunët e tij për dështimet e vazhdueshme”, i ka thënë ai Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane.
Soldatov tha se dy oficerë të lartë u vendosën në arrest shtëpiak nga Putini muajin e kaluar, një veprim që ai tha se tregon se presidenti është i shqetësuar se forcat e tij të inteligjencës mund të punojnë kundër tij.
-
Pretendohet se krerët e inteligjencës ruse po përgatiten ta rrëzojnë Putinin nga froni
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Raportohet për ndalimin e të dyshuarve për tentim vrasjen e gjeneralit rus
-
Siguria e Putinit ngrihet në “nivelin më të lartë”
-
Të gjitha shenjat tregojnë se Rusia po përgatitet për konflikt me NATO-n, thotë një institut amerikan