Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini pret Dodikun, përmendet dërgimi i ushtarëve rusë në Republika Srpska

Anëtari serb i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, po qëndron në Moskë për vizitë zyrtare në kohën kur Perëndimi po e kërcënon çdo ditë me sanksione në rast se vazhdon të punojë në ndarjen e Republika Srpskas nga pjesa tjetër e vendit.

Dodik, sipas portalit “klix.ba” në takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuan ndihmën e tij dhe të Kinës.

Sipas gazetës ruse “Pravda”, përcjell "klix", Dodik është shprehur në takim se nuk e ka gajlen e kërcënimeve nga Peëndimi për sanksione.

“Pravda” shkruan se është përmendur edhe mundësia e kthimit në Bosnjë, përkatësisht në Republika Srpska e një kontingjenti me ushtarë rusë për të “ofruar më shumë siguri për serbët”.

Ushtarët rusë ishin vendosur me 1995 në Bosnjë, pas mbarimit të luftës, por me 1999 u stacionuan në Kosovë, e më pas nga këtu ikën.

Në Bosnjë, tash e sa kohë kryen mision paqeruajtës forca e quajtur EUFOR. Kjo forcë e shteteve të BE-së numëron rreth 600 pjesëtarë në Bosnjë.

Edhe Dodiku takohet me Putinin në Moskë Botë Dodiku takohet me Putinin në Moskë

Dodik kohëve të fundit, me arsyetimin se nuk po respektohet Marrëveshja e Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë, ka marrë disa hapa për të pavarësuar Republika Srpskan nga Sarajeva zyrtare. Ka përmendur formimin e ushtrisë, krijimin e një sistemi të pavarur të taksave e të tjera.

Kjo ka nxitur reagime në të mëdha në botën demokratike, duke e kërcënuar atë dhe këdo që e ndihmon në këtë, me sanksione.