Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e liderit të fundit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, të shtunën për shkak të kufizimeve në orar, ka thënë Kremlini, raporton Reuters.
Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Putini kishte bërë nderimet e tij të enjten në mëngjes duke vizituar dhe vendosur një kurorë me lule në Spitalin Qendror Klinik të Moskës, ku Gorbaçov vdiq të martën.
“Për fat të keq, orari i punës i presidentit nuk do ta lejojë atë ta bëjë këtë më 3 shtator, kështu që ai vendosi ta bëjë atë sot”, shtoi Peskov.
Ai shtoi se funerali i Gorbaçovit do të ketë elemente të një funerali shtetëror, duke përfshirë një roje nderi dhe se shteti po ndihmonte me organizimin.
-
Putini s’do të marrë pjesë në varrimin e Prigozhinit
-
Gorbaçovi kujtohet si lider që i mungon Rusisë
-
Gorbachevi varroset në Moskë, në funeral mungonte Putini
-
Franca fton Rusinë në një ceremoni ndërkombëtare, por refuzon Putinin
-
Për herë të parë në 10 vjet, Putini s’do ta mbajë konferencën tradicionale për fundvit