Presidenti rus, Vladimir Putin, po bën një udhëtim të rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe e po ashtu do ta vizitojë edhe Arabinë Saudite.
Putini pritet të diskutojë për luftërat në Gaza dhe Ukrainë, si dhe naftën, me presidentin e Emirateve.
Emiratet Arabe aktualisht po zhvillojnë samitin për klimën COP28, por Kremlini nuk ka treguar nëse Putini do të marrë pjesë aty, raportoi BBC.
Ai rrallë është larguar nga Rusia që nga marsi, kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrest për të.
Gjykata e ka akuzuar për deportim ilrgal të fëmijëve ukrainas në Rusi – një krim lufte.
Putini ka vizituar vetëm pjesët e okupuara të Ukrainës, Iranin dhe Kinën që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.
LEXO EDHE: