Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini me kërcënim të ri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të dielën se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta furnizojnë Ukrainën me rreze të gjata veprimi, raportoi të dielën CNN-i.

“Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur për aq kohë sa të jetë e mundur", ka thënë Putini në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1.

Ai ka shtuar se në rastin e dërgesave të raketave me rreze të gjata veprimi në Kiev, Rusia do të bëjë veprimet e duhura duke goditur objektet që nuk i ka shënjestruar ende.

"Nëse ata furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur objektet që nuk kemi synuar ende", ka thënë Putini duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin me sisteme të shumta raketore lëshimi nga Amerika në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të martën se SHBA-ja po i ofron Ukrainës sisteme dhe municione më të avancuara raketash derisa ajo po lufton me Rusinë pushtuese.