Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit rus, Vladimir Putin, në vjeshtë do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmim i lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.
Vuçiqi u takua të premten me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putini e ka pranuar ftesën për vizitë.
Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Chepurin e falënderoi Vuçiqin për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.
Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje, tha Presidenca e Serbisë.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Putini çmon politikën e jashtme të Vuçiqit gjatë një takimi në Pekin
-
Vuçiqi takohet me Putinin në Pekin, diskutojnë edhe për Kosovën
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve