Presidenti rus, Vladiir Putin, ka thënë se të gjithë ushtarët që po marrin pjesë në atë që e quan operacion special ushtarak në Ukrainë duhet të kenë kushte të barabarta.
“Nuk ka rëndësi për ne çfarë kategorie i përket personi i caktuar, është e rëndësishme se si ndihet ai për mëmëdheun, kjo është çështje thelbësore dhe ne duhet të arrijmë këtë barazi”, ka deklaruar Putini gjatë një takimi me zëvendësshefin e parë të Këshillit të Federatës.
Nikoqiri, i cili është edhe drejtues i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka thënë se ka dallime ndërmjet ushtarëve të mobilizuar dhe ushtarëve të kontraktuar.
Putinit i është kërkuar që të miratohen ndryshime ligjore që do të krijonin kushte të barabarta për të gjithë rusët që luftojnë në Ukrainë.