Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini i përcjell përmes ekranit stërvitjet bërthamore të forcave ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përcjellë përmes ekranit stërvitjet bërthamore nga forcat nukleare strategjike, në kohën kur tensionet e këtij shteti me Perëndimin po rriten për shkak të luftës 8-muajshe në Ukrainë.

Raketa balistike dhe të lundrimit janë lëshuar në Lindjen e Largët dhe në Arktik, ka bërë të ditur Kremlini të mërkurën, raportoi BBC-ja.

SHBA-ja ishte njoftuar paraprakisht për ushtrimet, të cilat thuhet se u kryen sipas kushteve të traktatit të ri të armëve.

Stërvitjet bërthamore janë kryer në kohën kur Rusia po ankohet se Ukraina po planifikon përdorimin e “bombës së pistë”. Ky është një mjet shpërthyes i përzier me material radioaktiv, mirëpo pretendimet ruse janë hedhur poshtë gjerësisht nga vendet perëndimore si të rreme.

Kievi ka paralajmëruar se pretendimet tregojnë se vetë Moska mund të jetë duke përgatitur një sulm të tillë.

NATO-ja po organizon gjithashtu stërvitjet e veta bërthamore në Evropën veriperëndimore.

Artikuj të ngjashëm