Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të martën një dekret për dhënien e nënshtetësisë ruse për Ratko Samacin, i cili akuzohet për krime të rënda lufte në Banja Luka dhe Kljuq. Ekstradimi i tij u kërkua nga Bosnja dhe Hercegovina.
Agjencia shtetërore ruse TASS njoftoi se në vitin 2016, prokuroria ruse refuzoi ekstradimin e Samacit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Samaci shkoi në Kurgan, një qytet në Uralet Jugore në Rusi, më 1999 për të marrë trajtim. Ombudsmeni i atëhershëm rus i të drejtave të njeriut, Ela Pamfilova, kërkoi që kërkesa për ekstradim të zbatohej.
Gjykata e Bosnjës e akuzon Samacin për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë në Banja Luka në vitin 1993 dhe krime kundër popullatës civile në Kljuq si anëtar i Ushtrisë së Republika Srpskas (VRS).
Në persekutimin e popullatës joserbe në Kljuq, më shumë se 150 civilë boshnjakë u vranë dhe disa prej tyre u arrestuan dhe u rrahën ilegalisht. Përveç Samacit, Putini nënshkroi dekret për dhënien e nënshtetësisë për 43 persona të tjerë.
- Një regjim në këmbë për një kriminel lufte
-
Krimineli Mladiq kërkon lirim të menjëhershëm sepse “po i afrohet fundit të jetës”
-
Rusia thotë se vendimi i gjykatës për Dodikun rrezikon ekzistencën e Bosnjës
-
Krimineli Mladiq mbetet në burg, refuzohet kërkesa për lirim të parakohshëm
-
Zelensky miraton planet për një gjykatë speciale për të ndjekur udhëheqësit rusë