Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar probleme dhe vështirësi” për Rusinë.
Pavarësisht kësaj, Putini ka thënë se shteti i tij do t’i zgjidhë ato.
Gjatë një fjalimi të enjten, lideri rus ka thënë se Perëndimi do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht të gjithave dhe ka shtuar se shteti i tij do të ketë pavarësi dhe sovranitet afatgjatë.
Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia e ka tejkaluar Iranin duke u bërë caku më i madh i sanksioneve globale, thonë të dhënat zyrtare.
Tani ndaj Rusisë ka më shumë sanksione se ndaj Iranit, Venezuelës, Myanmarit dhe Kubës së bashku, thuhet në të dhënat e platformës Castellum.Al
Artikuj të ngjashëm
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt
-
Putini thotë se nuk do t’i përulet kurrë SHBA-së
-
SHBA-ja sanksionon kompanitë gjigante ruse të naftës: Moska ta pranojë armëpushimin