Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga ligjvënësit rusë për leje që të përdoret forca ushtarake jashtë Rusisë. Kjo pritet t’i hapë rrugë sulmit të madh në Ukrainë.
Kryetari i Dhomës së Lartë të Parlamentit ka konfirmuar se presidenti rus ka kërkuar që t’i jepet leja për të përdorur forcat e armatosura ruse jashtë vendit, pasi ka njohur zyrtarisht si të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Duke iu adresuar Dhomës gjatë një pjese të një sesioni që u transmetua në internet, një nga zëvendësministrat e Mbrojtjes u shpreh se Rusia s’ka zgjidhje tjetër dhe kërkoi miratimin e menjëhershëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Zelensky: Putini ka nisur luftën e tretë botërore, duhet të ndalet
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë