Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar ushtrinë britanike dhe amerikane për inskenim të provokimit pasi luftanija britanike lundroi afër Krimesë së aneksuar nga Rusia.
Derisa nuk kishte rrezik për fillimin e një luftë të tretë botërore, ka thënë ai, Putin shtoi se beson se ishte pjesë e një përpjekje për të vendosur bazat ushtarake në ose afër Ukrainës.
Pretendoi se një aeroplan përgjues amerikan ishte po ashtu pjesë e këtij operacioni, shkruan BBC.
Ditë më herët u raportua për tensione dhe ballafaqim të anijeve britanike me ato ruse. Britania pati thënë se luftanija s’kishte asnjë faj dhe se po lundronte përmes ujërave territorial të Ukrainës në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Putin thotë se SHBA-ja po përpiqet ta tërheqë Rusinë në luftë
-
Putini përmend mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën
-
Putini paralajmëron Perëndimin për hakmarrje
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
“Putini i detyrohet SHBA-së një përgjigje”, Britania e Franca kritikojnë Rusinë