Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: S’ka nevojë më për sulme masive në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk ka më nevojë për sulme masive në Ukrainë, disa ditë pas bombardimeve më të rënda të në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ai tha se shumica e objektivave të përcaktuara të sulmeve ishin goditur, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte Ukrainën, raportoi BBC-ja të shtunën.

Ndërkohë sa i përket thirrjes së tij për mobilizim për luftë, Putini ka thënë se qëllimi i Moskës për të mobilizuar 300,000 burra do të përmbushet brenda dy javësh.

Kjo vjen pasi forcat ruse janë kryesisht në tërheqje dhe Ukraina po përparon, pothuajse tetë muaj nga pushtimi.

Duke folur me gazetarët pas një samiti me krerët rajonalë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, udhëheqësi rus tha se sulmet e fundit kishin shkatërruar 22 nga 29 objektivat në Ukrainë të vendosura nga ushtria.

"Nuk ka nevojë për sulme masive. Tani kemi detyra të tjera”, tha ai.

Edhe Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt Botë Putini thotë se s’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Nga e hëna e tutje, Rusia nisi një valë sulmesh në qytete në të gjithë Ukrainën, në atë që Putini tha se ishte hakmarrje për një shpërthim që dëmtoi një urë kyçe midis Rusisë dhe Krimesë së aneksuar.

Dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën nga sulmet, të cilat dëmtuan edhe infrastrukturën. Zonat qendrore të Kievit u vunë në shënjestër për herë të parë që nga pushtimi.