Duma, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka mbështetur një projektligj që iu jep presidentëve rusë dhe familjeve të tyre imunitet nga ndjekja penale, pasi ata të largohen nga detyra.
Ky ligj i ri është pjesë e ndryshimeve kushtetuese të miratuara në referendumin që u mbajt në muajin korrik dhe miratimi i tij nuk rrezikohet pasi mbështetësit e presidentit Vladimir Putin dominojnë të dy dhomat e parlamentit.
Mandati i katërt i Putinit përfundon në vitin 2024, por ndryshimet e reja e lejojnë atë të kandidojë edhe për dy mandate të tjera.
Projekt-ligji për imunitetin ka risjellë në skenë spekulimet rreth të ardhmes politike të Putinit. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2000, duke ushtruar ndikim dhe patronazh të madh.
Kritiku i presidenti Alexei Navalny shkroi në Twitter pas këtyre zhvillimeve “Pse Putin ka nevojë për imunitet tani? A mund që diktatorët të tërhiqen me vullnetin e tyre të lirë?”
Projekt-ligji kaloi një lexim të parë në Duma të martën, ku shumica e deputetëve i përkasin partisë pro-Putin, Rusia e Bashkuar.
-
Putini nënshkruan ligjin që i lejon atij të garojë për president deri në vitin 2036
-
Putinit i hapet rruga edhe për dy mandate presidenciale
-
Putini i garanton vetes imunitet të përjetshëm ligjor
-
Ligjvënësit rusë kërkojnë që presidenti të ketë imunitet ligjor edhe pas mandatit
-
Rusia ndryshon Kushtetutën që i mundëson Putinit të rikandidihet për president