Rusia ka zhvilluar një raketë të re “cruise” të pathyeshme, sipas asaj që ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin.
Këtë zbulim, Putin e bëri teksa paraqiti politikat e tij kryesore për mandatin e tij të katërt presidencial, përpara zgjedhjeve që ai pret t’i fitojë pas 17 ditësh.
Ai shfaqi një rang të gjerë armësh të reja, përfshi edhe një raketë që mund të “mbërrijë në çdo cep të botës”. Përmes videoprezantimit, ai tha se raketa nuk mund të ndalet nga sistemet mbrojtëse amerikane në Evropë dhe Azi.
Ai vuri theksin gjithashtu edhe në dy armë me kapacitete bërthamore, përfshi këtu një raketë “cruise” dhe një pajisje nënujore pa ekuipazh që mund të lëshohet nga një nëndetëse.
Koka bërthamore, siç tha ai, ishte një “raketë që fluturon në lartësi të ulëta dhe e vështirë për t’u pikasur, me një mbushje bërthamore, distancë praktikisht të palimituar dhe me një kurs të paparashikueshëm fluturimi, që mund të thyejë edhe linjat e interceptimit, e që është e pathyeshme përballë të gjitha sistemeve ekzistuese dhe atyre të ardhshme të mbrojtjes raketore dhe ajrore”.
-
Putini paralajmëron lansimin e raketës “më të fuqishme në botë”
-
Rusia zhvendos raketat me kapacitet bërthamor "Oreshnik" në Bjellorusi
-
Rusia lanson nëndetësen e re bërthamore
-
Ukraina shkatërron raketën ruse që u cilësua “e paprekshme” nga Putini
-
Putini njofton testimin e dronit nënujor me energji bërthamore