Rusia është gati të furnizojë me pajisje ushtarake vendet aleate në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë duke shtuar se Moska është e hapur për trajnime të luftëtarëve të huaj, tha presidenti rus, Vladimir Putin gjatë ceremonisë së hapjes “Ushtria – 2022” të hënën.
“Rusia sinqerisht ushqen lidhje të forta historikisht, miqësore dhe vërtet të besueshme me vendet e Amerikës latine, Azisë dhe Afrikës. Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet moderne të armëve, nga armët e vogla, te mjetet e blinduara dhe artilieria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot”, tha Putini. “Ne e vlerësojmë shumë faktin që vendi ynë ka shumë aleatë, partnerë, njerëz me menjte të njëjtë në kontinente të ndryshme”, shkruan CNN-i të hënën.
Putini theksoi gjithashtu se avantazhet e trajnimit të ushtarëve të huaj në Rusi dhe tha se Rusia fton aleatët të bëjnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.
“Ne shohim gjithashtu perspektiva të mëdha në trajnimin e ushtarakëve të huaj dhe trajnimin e tyre të avancuar. Mijëra profesionistë ushtarakë nga e gjithë bota janë studentë krenar të universiteteve dhe akademive ushtarake të vendit tonë”, tha Putini.
Rusia do të vazhdojë të punojë me energji në këtë fushë të rëndësishme, tha ai.
-
Putini i gatshëm të trajnojë luftëtarë të huaj
-
Putin - Evropës: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
-
Putini urdhëron rekrutimin më të madh ushtarak në 10 vjetët e fundit