Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Prioritet i ynë është paqja, por anëtarësimi i Ukrainës në NATO rrezikon sigurinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se prioritet i Rusisë është paqja, por ai ka shtuar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO paraqet rrezik për vendin e tij.

Putin thotë se prioritet është që të arrihet një garanci e sigurisë me NATO-n për të ruajtur paqen e jo konfrontimi.

“Në muajt e fundit, në fund të vitit të kaluar, ne kemi shtuar përpjekjet tona me partnerët tanë kryesorë në Washington dhe NATO që më në fund të arrijmë dakord për masat e sigurisë për të garantuar një zhvillim paqësor të vendit tonë. Ky është prioritet i yni e jo konfrontimi. Por ne duhet të kuptojmë realitetin në të cilin jetojmë, dhe e kam thënë shumë herët se nëse Rusia përballet me një kërcënim si pranimi i Ukrainës në NATO, atëherë kërcënimi kundër shtetit tonë do të shumëfishohet”, ka thënë Putin, raporton CNN.

Duke folur gjatë një takimi në Këshillin e Sigurisë së Rusisë në Moskë, Putin ka thënë se “përdorimi i Ukrainës si mjet konfrontimi kundër Rusisë është kërcënim serioz dhe i madh” për Moskën.

“Rusia është përpjekur gjithmonë të zgjidhë gjitha konfliktet me mjete paqësore. Por, autoritet në Kiev kryen dy operacione ndëshkuese në këto territore (Donetzk dhe Luhansk), dhe duket se po përballemi me një përshkallëzim për herë të tretë”, ka shtuar Putin.

Edhe Zelensky: Rusia e ka në shënjestër NATO-n, ne jemi vija e parë e mbrojtjes Botë Zelensky: Rusia e ka në shënjestër NATO-n, ne jemi vija e parë e mbrojtjes

Nuk është e qartë se për çfarë operacionesh ka folur Putin.

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar, duke thënë se këto janë dezinformomë dhe provokime të qëllimshme nga Rusia.