Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Përpjekjet për ta goditur ekonominë ruse kanë dështuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se vendet perëndimore ende mendojnë në kushtet e shekullit të kaluar dhe i trajtojnë shtetet e tjera si koloni.

Duke folur gjatë një Forumi Ekonomik në Shën Petersburg, rreth grumbullit të sanksioneve globale kundër Moskës, Putini ka deklaruar se ato nuk e arritën efektin për të cilin u ndërmorën, raportoi Sky News të premten.

“Parashikimet e zymta për të ardhmen e ekonomisë ruse nuk u realizuan”, është shprehur Putini.

Sipas tij edhe sistemi bankar rus është stabilizuar.

"Vendet evropiane i dhanë vetëm një goditje të rëndë ekonomisë së tyre”, ka deklaruar ai.

Edhe Tallja me BE-në, Putini insiston se sanksionet nuk kanë fare efekt Botë Tallja me BE-në, Putini insiston se sanksionet nuk kanë fare efekt

Deklaratat e Putinit vijnë në kohën kur Ukraina po bëhet gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të premten Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE.