Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Nuk heqim dorë nga ajo që është e jona

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga interesat e tij për luftën në Ukrainë, duke shtuar se s’do të merret “me ata që janë agresivë ndaj Rusisë”.

Kështu është shprehur të martën ai në një takim me zyrtarë të lartë të Mbrojtjes, duke bërë të ditur se e ka përmirësuar arsenalin e saj bërthamor.

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë ndaj Rusisë, dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara – a duan të negociojnë? Lëri ata. Por ne do ta bëjmë atë bazuar në interesat tona kombëtare. Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, është shprehur Putin, ka raportuar TheGuardian.

Sipas Putinit, forcat ruse janë në nivel të lartë të gatishmërisë pasi “Perëndimi po zhvillon një luftë hibride”.

Lideri rus, që do të kandidojë për president në zgjedhjet e marsit 2024, ka shtuar se të gjitha përpjekjet për t’i shkaktuar Rusisë disfatë strategjike “janë shkatërruar”.

Artikuj të ngjashëm